Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEMOLIMI

7ermet demolues në Brazil

7ermet demolues në Brazil


8 July, 2014 @22:32

Një Gjermani e paparë ka demoluar Brazilin për gjysmëfinale të Kupës së Botës. Pesë gola të pa paraparë as nga optimisti më i madh i Panzerëve, për 30 minuta të para të ndeshjes, i kanë dhënë humbjen më të madhe në histori të Botërorëve Brazilit. 

Tifozë brazilian me lotë në sy janë parë pas golit të tretë të pësuar, që ka treguar gjithçka sa i përket ndeshjes së sotme në Belo Horizonte. Ëndrra e Kariokëve për titullin e gjashtë morri fund këtu. 

Miroslav Klose ka thyer rekordin e golave të shënuar në Botërore, duke e kaluar Ronaldon, kur shënoi golin e 16 të tij personal në Kupa të Botës. 

Mungesa e Thiago Silvas në mbrojtje dhe Neymarit në sulm, kishte goditur si duket rëndë Brazilin, që mbeti me gishta në gojë sonte. 

E Gjermania me këtë lojë pritet të merr epitetin e favoritit për finalen e Maracanas të dielën që vjen. Në pjesën e dytë Andre Schürrle i dha goditjet tjera për ankthin brazilian, që do të mbetet në kujtesë si poshtërimi më i madh në histori të nikoqirëve.

Gjermania arrin finalen e Botërorit “Brazili 2014” ku do të pret fituesin e takimit, Argjentina-Holanda. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014