MAN CITY
Përforcimi i tretë i stinorit
8 July, 2014 @12:17
Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka arritur marrëveshje me portierin argjentinas të Malagas, Willy Caballero.
Caballero do të qëndrojë në tre stinorët e ardhshëm te kampioni aktual i Anglisë, derisa 32 vjeçari është shprehur se do të luftojë me Joe Hartin (portieri Nr. 1 i Cityt) për të siguruar një vend në formacionin bazë të ekipit.
Me argjentinasin, Manchester City ka kompletuar përforcimin e tretë të stinorit, pas Bacary Sagnasë nga Arsenali dhe Fernandos nga Porto.