FESTA
Gjermania feston me ‘Selfie’
9 July, 2014 @13:16
Gjermanët padyshim, kanë qenë kombi më i gëzuar mbrëmë pas fitores madhore ndaj Brazilit në gjysmëfinale.
E mediat gjermane përkundër urimit dhe kërkimit të trofeut në finalen e madhe që do ta luajnë të dielën ndaj Argjentinës ose Holandës, e kanë quajtur si fitore e ‘Selfie’.
E këtë më së miri e vërtetojnë fotografitë e shumta të momentit të fitores dhe demolimit ndaj brazilianëve.
Edhe manekenja e njohur Heidi Klum, ish teniserja numër një në botë, Steffi Graff e shumë-shumë persona tjerë kanë bërë Selfie para televizionit ose në vendin e festës - duke e përjetësuar momentin.