Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAO PAULO

El Clasico e Botërorëve

El Clasico e Botërorëve


9 July, 2014 @14:13

Corinthians Arena e Sao Paulos sonte do të jetë nikoqire e gjysmëfinales tjetër të superfuqive futbollistike. 

Argjentina luan ndaj Holandës, derisa fituesi i kësaj ndeshjeje do të kalojë në finale ku e pret Gjermania, e humbësi do të ketë rastin të luftojë për medaljen e bronztë, ndaj nikoqirëve të Botërorit të njëzetë - Brazilit. 

Argjentinasit kërkojnë finalen e parë që nga viti 1990, kur ia dorëzuan titullin gjermanëve, derisa Holanda e do finalen e dytë me radhë - për ta fituar Kupën e Botës për herë të parë në histori të vendit - pas tre finaleve me humbje (1974, 1978, 2010). 

Pa marrë parasysh se me çfarë taktikash dhe lojtarësh do të futen në fushë dy skuadrat në fjalë, një gjë është e sigurt - nëse Lionel Messi ose Arjen Robben janë në ditën e tyre - do të shohim gola shumë në të dyja anët. 

E cili do të jetë më i aftë që t’ia blejë biletën ekipit për Rio De Janeiro dhe finalen e madhe të Maracanas, do ta kuptojmë sonte. 

Derisa Argjentina ka të lënduar njërin ndër lojtarët më të mirë të saj, Angel Di Maria, të cilin pritet ta zëvendësojë me Enzo Perezin e Benficës, Alejandro Sabella - në anën tjetër Louis Van Gaal ka lojtarë me lëndime të lehta që pritet të jenë të gatshëm për sonte, pasi që nuk është konfirmuar mungesa e asnjërit nga grupi i të lënduarve (Robin Van Persie, Ron Vlaar, Nigel De Jong). 



Koefiecientet e bastoreve:

Fitorja e Argjentinës - 2.40 Barazimi 90 min - 3.25 Fitorja e Holandës - 3.30


FAKTE:

1 Argjentina ka arritur për herë të parë në gjysmëfinale të Botërorit që nga "Italia 1990". Argjentina asnjëherë nuk është mposhtur në gjysmëfinale të Botërorëve.
2 Fitorja e Argjentinës në finalen e "Meksika 1978" ndaj Holandës, është fitorja e vetme e tyre ndaj Tulipanëve në tetë takime që i kanë zhvil Holanda ka bilanc më të mirë se Argjentina në përballje mes vete. Tulipanët kanë 4 fitore krahas 3 barazimeve dhe vetëm 1 humbje.
3 Arjen Robben është lojtari i dytë në "Brazili 2014" sa i përket driblimeve të kompletuara. I pari është Lionel Messi me 29, derisa Robben ka Lionel Messi është lojtari që ka krijuar më së shumti raste për gol për bashkëlojtarët në këtë Botëror - 19 sosh.
4 Argjentina nuk ka rënë asnjëherë në disavantazh në këtë Botëror. Louis Van Gaal është bërë trajneri i parë që në një Botëror ka arritur të kthejë rezultatin pas disavantazhit në tre ndeshje dhe atë pa shku

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014