Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOCIO

Brazili-Gjermania, rekord në Twitter

fifa

Brazili-Gjermania, rekord në Twitter


9 July, 2014 @15:34

Fitorja historike e Gjermanisë ndaj Brazilit, ka shënuar rekord botëror në Twitter për cicërimat e lëshuara nga përdoruesit e këtij rrjeti social me Hashtag-un #BRAvsGER.

Me këtë kjo ndeshje është bërë ngjarja sportive më e komentuar në botë duke shënuar 35.6 milionë Tweet’e. 

Për më tepër, gjatë golit të katërt të Gjermanisë, kur shënoi Sami Khedira, brenda një minute është regjistruar rekordi prej 580 mijë e 166 cicërimave në këtë rrjet social, ka njoftuar spanjollja Marca sot. 

Deri më tani këtë rekord e ka mbajtur finalja e Superbowlit me 24.9 milionë cicërima, derisa ndeshja Brazili-Kili ka mbajtur rekordin e cicërimave për minut, kur u regjistruan 388 mijë e 985 cicërima. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014