ARJEN ROBBEN
Përsëriti dështimin final
10 July, 2014 @9:00
Njëri ndër lojtarët më të mirë të Holandës, Arjen Robben, ka çuar në pakthim rastin më të mirë të Holandës - për të qenë në finale të Botërorit, në ndeshje ndaj Argjentinës.
Ai bëri një hap më shumë në udhëheqje të topit dhe i dha rastin që Javier Mascheranos të afrohej dhe t’ia ndalë goditjen që do shkonte drejt portës argjentinase dhe do t’ia sillte (ndoshta) finalen Tulipanëve në “Brazil 2014”.
Kjo natyrisht që ka kujtuar dështimin e tij të madh edhe në finalen e Botërorit të kaluar, kur ka pasur rastin ideal që t’ia sjellë Holandës Kupën e parë të Botës.
Ai ka pasur një rast të ngjajshëm, më të mirë se i mbrëmshmi, kur nuk arrin të kalojë këmbën e Iker Casillasit të Spanjës, duke çuar rastin në pakthim - e Spanja më vonë fiton titullin e Botës.
Natyrisht që dy rastet nuk krahasohen drejtpërdrejtë, e Robben është një lojtar i shkëlqyer, mirëpo ai është treguar edhe njëherë si njeriu që në momentin më të duhur - nuk ka arritur të gëzojë një komb të tërë.
Video
Dështimi i Arjen Robben ndaj Spanjës
Finalja e Botërorit "Afrika Jugore 2010" dhe Arjen Robben duke dështuar të shënojë nga rasti ideal - që ndoshta do t'ia sillte Holandës titullin e parë të Botës.