Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOSHNJAKU

Hajrovic te Werder

Hajrovic te Werder


10 July, 2014 @15:50

Mesfushori i ri boshnjak, Izet Hajrovic, që bëri paraqitje në Kampionatin Botëror me Bosnjen e Hercegovinën në “Brazili 2014” është lojtari më i ri i Werder Bremenit. 

Hajrovic, i cili stinorin e kaluar erdhi në Turqi te ekipi i Galatasarayit, ka ndërprerë kontratën me këtë klub dhe ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ekipin gjerman. 

Boshnjaku i talentuar është paraqitur në FIFA nga ekipi turk, për shkak të ndërprerjes së kontratës dhe pritet të shihet vendimi i shtëpisë së futbollit botëror. 

Përndryshe, nëse mbetet te Wëerder me letra Hajrovic do të jetë lojtar i tyre deri në fund të stinorit 2017/18. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga