DRENICA - LLAPI

Drenica don të vazhdojë formën e mirë
6 May, 2021 @11:40
Ndeshja e fundit e xhiros së 33 në Superligë, do të luhet në mes të Drenicës dhe Llapit në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Që të dyja skuadrat në 3 përballjet e tyre në këtë sezon, kanë fituar nga një ndeshje dhe një ka përfunduar baraz.
Drenica si mysafire e kishte mposhtur Llapin me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë, derisa Llapi me rezultat të njëjtë e kishte mposhtur në Skenderaj kundërshtarin, kurse ndeshja e tretë përfundoi me rezultat 3-3.
Llapi me 39 pikë gjendet në pozitën e pestë, kurse Drenica me 38 pikë në pozitën e shtatë.