Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA

Drenica u bënë thirrje tifozëve para ndeshjes me Llapin

Drenica u bënë thirrje tifozëve para ndeshjes me Llapin


5 May, 2021 @20:14

Skuadra e Drenicës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të Superligës, ku në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, do ta pret skuadrën e Llapit.

Para kësaj ndeshjeje klubi drenicak nëpërmjet një postimi nga faqja e vet, u ka bërë thirrje tifozëve që ta shikojnë ndeshjen në transmetim televiziv dhe të respektojnë masat ndaj pandemisë duke mos shkuar në stadium.

Me këtë thirrje Drenica synon që t’i shmanget grumbullimit të njerëzve, gjë për të cilën klubi kishte pësuar dënim në ndeshjen e kaluar ndaj Ballkanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga