DRENICA - BESA

Foto: KF Drenica (shkurt 2018)
Drenica e Besa ndajnë pikët
18 February, 2018 @14:41
Pa fitues u mbyll dueli i luajtur sot mes Drenicës e Besës në “Bajram Aliu” të Skenderajt.
Mysafirët kaluan në epërsi dy herë gjatë ndeshjes, mirëpo vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan 2 herë, duke bërë kështu që dueli të mbyllet me barazim.
Hamiti e Peposhi shënuan për vendasit, ndërsa mysafirët golat i gjetën përmes Salihut në pjesën e parë dhe përmes autogolit të Azem Bejtës në pjesën e dytë.
Ky barazim e mban Drenicën në vendin e gjashtë me 29 pikë, derisa Besa mbetet në zonën Play Out.