MIQËSORE
Drenica, e fortë për Lirinë
23 February, 2015 @14:16
Drenica e Tahir Lushtakut duket në formë të mirë. Ekipi kuqezi nga Skenderaj që po kalon fazën përgatitore në Durrës, një javë para fillimit të stinorit të ri ka mposhtur Lirinë e Prizrenit, me rezultat bindës 3-1.
Arian Salihu me dy gola dhe Shkëlzen Lushtaku me një gol tjetër i kanë ndihmuar Drenicës në fitore ndaj ekipit prizrenas, që garon në Ligë të Parë të Kosovës dhe pretendon Superligën këtë stinor.