Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - LLAPI

Drenica me hap të madh për mbijetesë

Drenica me hap të madh për mbijetesë


6 May, 2021 @16:39

Skuadra e Drenicës ka bërë një hap të madh drejt ekzistencës me një fitore shumëgolëshe përballë Llapit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, pati gjithsej 6 gola, tre prej të cilëve u shënuan në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Drenicakët e filluan mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që nga minuta 4’ me autogolin e Monin, ndërsa 5’ minuta më pas erdhi goli i barazimit nga Amir Hossari.

Në pjesën e dytë Donald Rapo (48’) me një super gol riktheu epërsinë e Drenicës, kurse në minutën 80’ Osman Mziu e thelloi epërsinë.

Llapi u kundërpërgjigj përsëri në minutën 84’ me golin e shënuar nga Sava Gardasevic, por vetëm tri minuta pas tij, Gentrit Dumani shënoi për 4-2 duke e përcaktuar rezultatin final.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore i jep komoditet Drenicës, e cila është shkëputur paksa nga zona e rrezikshme për rënie.

Kuqezinjtë tani janë ngjitur në pozitën e pestë me 41 pikë, duke e kaluar edhe Llapin, i cili mbetet në 39 pikë të tubuara.


 
Të gjitha lajmet nga