Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFATI KALIMTAR I JANARIT

Drenica prezantoi 10 përforcime

Drenica prezantoi 10 përforcime


10 February, 2023 @14:01

Pa shumë njoftime, qetë gjatë gjithë janarit, KF Drenica dje me një njoftim pak më të gjatë ka bërë të ditur se ka angazhuar dhjetë lojtarë në skuadër për pjesën pranverore të stinorit në Superligë.

Ekipi që nuk ka rënë asnjëherë në histori nga Superliga, ka bërë të ditur se ka angazhuar dhjetë lojtarë si përforcime në ekipin e parë, për të pasur paraqitje sa më të mira në pjesën e dytë të stinorit në elitën e Kosovës.

Kështu, Drenica ka bërë të ditur se ka angazhuar: Viktor Kuka (mbrojtës nga Flamurtari), Dren Loshaj (mesfushor, nga Wellen), Xhihan Adili (mbrojtës, nga Belasica), Bleart Kastrati (mbrojtës, nga Bylis), Leon Kozi (portier, nga Tirana), Muharrem Musa (mbrojtës, nga Phoenix), Ilir Çitaku (mesfushor, i rikhtyer nga Gjermania), Ernis Dhimitri (qendërmbrojtës, Partizani), Diego Armando Lopes Da Silva (mesfushor, nga Dinamo Tirana) dhe Lukman Olayemi Hussein (mesfushor, nga Tirana).

Në ndeshjen e parë të pjesës pranverore të stinorit Drenica do të pret Llapin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga