SKENDERAJ
Drenica zyrtarizon trajnerin nga Gjirokastra
25 October, 2020 @18:03
Pas dorëheqjes së dhënë nga trajneri i deritashëm i skuadërs, Fadil Rama, Drenica ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me një trajner të ri, që do të vazhdojë luftën e kuqezinjëve nga Skenderaj për mbijetesë në Superligë.
Gjatë ditës së sotme Drenica ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli. Sipas njoftimit të Drenicës, trajneri 42-vjeçar do të nis punën nesër me ekipin.
Ai më parë ka punuar edhe me KEK-un në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ka drejtuar skuadrat si Luftëtari, Bylisi, Kamza, e Tomorri.
Kujtojmë, Fadil Rama dha dorëheqje pas humbjes së fundit të ekipit nga Drita 4-1.