2 KORRIKU - VLLAZNIA

Foto: FC 2 Korriku
Drin Ymeri për fitore, 2 Korriku mposhtë Vllazninë
5 March, 2022 @15:35
Me një gol të shënuar gjatë pjesës së dytë, 2 Korriku ka arritur të largohet me pikë të plota nga ndeshja e luajtur sot ndaj Vllaznisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, e më pas një gol i shënuar nga Drin Ymeri në minutën e 50’ bëri që 2 Korriku ta fitojë me rezultat 1-0 këtë takim.
Kjo fitore bën që 2 Korriku të jetë i treti i Grupit B të Ligës së Parë momentalisht, kurse Vllaznia për momentin është e parafundit në këtë grup.
Xhiron në vijim, 2 Korriku i shkon Ferizajit, kurse Vllaznia e pret Arbërinë.