NË DISCIPLINORE
Drita e Gjilani, në disciplinore për shkak të tifozëve
25 August, 2015 @14:16
Komesari i Garave të Superligës, Ismet Ahmeti, pas shqyrtimit të materialit nga xhiroja e parë e Superligës ka marrë vendim që të inicohet procedurë discilinore ndaj klubeve gjilanase, Drita dhe Gjilani.
“Përleshje mes tifozëve, fyerje dhe sharje në kor si dhe pankarta fyese e hudhje të mjeteve piroteknike si dhe ndërprerja e ndeshjes për shkak të tymit,” janë numëruar si arsye për inicimin e procedurave disciplinore ndaj këtyre skuadrave.
Në publikimin e FFK-së gjithashtu është cekur se fajtor për këtë janë të dyja klubet. Derisa të dyja kanë kohë për ankesë brenda 3 ditëve duke filluar nga sot.
Gjilani mposhti Dritën në derbin e Anamoravës që mbushi stadium me afro 10 mijë tifozë nga të dyja palët.