DRITA - DUDELANGE
Drita eliminohet
2 August, 2018 @22:44
Ka përfunduar aventura debutuese, por e gjatë, e Dritës në garat evropiane këtë stinor.
Kampionja e Kosovës është eliminuar në rrethin e dytë kualifikues të Europa Ligës, pasi që sonte barazoi me Dudelangen e Luksemburgut 1-1 në Adem Jashari të Mitrovicës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg, kishte përfunduar 2-1 në të mirë të vendasve.
Drita kishte avantazhin dhe kualifikim në xhep deri në fund të pjesës së parë, kur pas një krosimi nga gjuajtja e lirë prej Përparim Livorekës, kapiteni Ardian Limani i kishte dhënë jetë ekipit.
Por, në fillim të pjesës së dytë mysafirët barazuan përmes Patrick Stumpfit, 1-1 për të ruajtur deri në fund të ndeshjes këtë rezultat dhe për të siguruar rrethin e tretë kualifikues të garës.
Drita fundin e ndeshjes e priti me 10 lojtarë në fushë, pasi që zëvendësuesi Zgjim Mustafa u ndëshkua me të kuqe direkte 3 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Në fund, Drita 1-1 Dudelange, ndërsa Bekim Isufi me ekipin e tij, duhet të jenë të lumtur me arritjen në debutim të skuadrës në garat evropiane këtë stinor.
Drita luajti fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, ku eliminoi ekipin nga Andorra për të arritur finalen, ku kaloi kundërshtarin nga Gjibraltari.
Më pas, në rrethin e parë kualifikues u eliminua nga Malmo, për të dalë në rreth të dytë kualifikues të Europa Ligës, ku Dudelange për një hije u tregua më e fortë.