Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - LLAPI

Drita kryen detyrën, mban presionin ndaj Ballkanit

Drita kryen detyrën, mban presionin ndaj Ballkanit


4 March, 2023 @14:59

Me fitore 2-0 (Kushtrim Shabani AG 46’, Almir Ajzeraj 90+2’) e ka mbyllur takimin e sotëm ndaj Llapit skuadra e Dritës, fitore me të cilën Drita mban presionin ndaj Ballkanit lider.

Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi pa gola, e më pas Drita epërsinë e gjeti pak pa filluar pjesa e dytë. Krosimin e Ilir Blakçorit në portën e tij e çoi Kushtrim Shabani i Llapit (46’) dhe kështu Drita kaloi në epërsi.

TABELA AKTUALE

Rezultati mbeti i pandryshuar deri krejt në fund të takim, kur për 2-0 të Dritës shënoi Almir Ajzeraj (90+4’) dhe me këtë epilog u mbyll i gjithë takimi.

Kjo fitore bën që Drita (me një ndeshje më shumë) t’i afrohet Ballkanit në 1 pikë, përderisa Llapi është i pesti në renditje.

Xhiron që vjen, Drita i shkon Ballkanit në Suharekë në derbin e javës, kurse Llapi do të jetë mysafir i Ferizajit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga