Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Drita mposhtet me rezultat të thellë nga Vorskla

Drita mposhtet me rezultat të thellë nga Vorskla


31 January, 2021 @15:49

Skuadra e Dritës ka pësuar humbje me rezultat të thellë nga skuadra ukrainase, Vorskla.

Gjilanasit u mposhtën me rezultat 5-0, megjithëse pjesën e parë e kishin mbyllur vetëm me disavantazh minimal 1-0.

Dy nga golat e kundërshtarit në këtë përballje u shënuan nga penalltia.

Trajneri Ardian Nuhiu në këtë ndeshje startoi me këtë përbërje: Rexhepi, Henry, Limani, Arago Blakçori, Bujar Shabani, Vucaj, Ajzeraj, Xhevdet Shabani, Haxhimusa.

Kjo ishte miqësorja e tretë e Dritës në Antalya, ndërsa ndeshja e radhës do të luhet të martën më 2 shkurt ndaj skuadrës tjetër ukrainase, FC Minaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga