SKËNDERBEU - FLAMURTARI

Foto: KF Skënderbeu
Dueli i liderëve vendoset nga Muzaka
9 February, 2018 @19:53
Një gol i Muzakës 7 minuta para fundit të kohës së rregullt ishte i vetmi i shënuar në ndeshjen e sontme mes Skënderbeut e Flamurtarit.
Ndeshja mes dy liderëve të Kategorisë Superiore në Shqipëri u mbyll me fitoren e vendasve, fitore e cila i mban ata të qetë në krye të klasifikimit.
TABELA AKTUALE KATEGORIA SUPERIORE
Në anën tjetër, humbja e sontme ia rrezikon vlonjatëve vendin e dytë, me Kukësin që ndeshjen e xhiros nuk e ka zhvilluar ende.