GIANNI DE BIASI
Duhej të ishim më konkret
11 June, 2016 @17:41
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas ndeshjes ka folur për Supersport.
Tekniku italian ka thënë se ndjen keqardhje për gabimet në minutat e para, derisa shtoi se skuadra ishte më e mirë në pjesën e dytë.
“Më vjen keq që kemi gabuar në minutat e para, por në pjesën e dytë skuadra ka luajtur shumë mirë. Kemi pasur mundësitë tona dhe do të duhej të ishim më konkret, por tani duhet të shikojmë përpara,” tha De Biasi për Supersport.