GRUPI D: TUNIZIA - AUSTRALIA
Duke i jep Australisë fitoren shpresëdhënëse
26 November, 2022 @13:52
Australia ka arritur që të shënojë fitoren e parë në këtë Botëror, derisa ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Tunizisë, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje nga Grupi D i vështirë.
Duke ditur se humbja do të thoshte eliminim, ekipi i Graham Arnoldit ka hyrë në lojë me plot energji, ndërsa Mitchell Duke i dha avantazhin ekipit pas një krosimi të Craig Goodwinit, për rezultatin që doli të jetë edhe përfundimtar i ndeshjes Tunizia 0-1 Australia [Mitchell Duke 23].
Goli i Duke, bëri që një pjesë e vogël e stadiumit Al Janoub të festojë në mungesë të tifozëve të shumtë australian aty, ndërsa deri në fund ata me mbrojtjen e tyre mbajtën shpresat gjallë për të regjistruar fitoren e parë në Botëror që prej “Afrika e Jugut 2010”.
Australia, që u mposht rëndë në ndeshjen e saj hapëse prej Francës, tash në ndeshjen e fundit të fazës grupore do të kërkojë kualifikimin ndaj Danimarkës, që pritet të jetë vështirë - por gjithsesi gjithçka është në dorën e tyre.
Tunizia në anën tjetër do të ketë punë ndaj francezëve në ndeshjen e fundit të grupit, derisa ekipi i drejtuar nga Jalal Qaderi ka vetëm një pikë të fituar nga dy ndeshjet e para të fazës grupore.