ROCKETS
Howard në Houston
6 July, 2013 @14:41
Transferi më i përfolur në NBA, më në fund u realizua. Pra Dwight Howard, me skadimin e kontratës së tij me skuadrën Los Angeles Lakers, nuk dëshiroi që të mbetet në skuadër.
Supermeni Howard, përmes Twitterit e komfirmoj kalimin e tij në Houston,
“I analizova dy skuadrat dhe mendova se rruga më e mirë ishte Houstoni. Kanë shumë lojtarë të rinjë. Ata kanë një trajner shumë të mirë si Kevin McHale, ku mendoj se ai do të më ndihmoj, që të bëhem lojtar edhe më i mirë”.
Flitet se Howard brenda katër viteve, do të merr një shum prej 88 milionë dollarësh nga Houston Rocketsi. Dwight Howard në Lakers kishte një mesatare prej 17.1 pikëve dhe 12.4 kërcimeve.