FIBA EUROPE CUP RIVALS
Dy nga tre rivalët e Prishtinës dihen
10 October, 2018 @12:05
Skuadra e Prishtinës që u eliminua dhimbshëm nga Basketball Champions League, do të vazhdojë garat ndërkombëtare në FIBA Europe Cup.
Deri tash, bardhekaltërit kanë mësuar dy nga tre rivalët e Grupit E ku do të bëjnë pjesë ata.
Ekipi danez i Bakken Bears është njëri nga kundërshtarët e Prishtinës, ndërsa tjetri është Steaua rumune.
Ekipi i tretë që do të kompletojë grupin e bardhekaltërve në FIBA Europe Cup do të jetë Keravnos ose Cherkasi Mavpy, fitues i të cilit do të përcaktojë edhe pamjen përfundimtare të grupit.
Garat e stinorit të rregullt në FIBA Europe Cup për Prishtinën nisin më 16 tetor dhe atë pikërisht me fituesin e duelit Keravnos (QIP) - Cherkasi Mavpy (UKR).
Dueli i parë ndërmjet këtyre dy ekipeve është fituar nga Cherkaski Mavpy 75-64. Keravnos nëse arrin të përmbys sonte rezultatin do të kalojë në grup me Prishtinën, përndryshe, ukrainasit do të jenë kundërshtarë të grupit.
Dy të parët e grupit, do të kalojnë në fazën e radhës në FIBA Europe Cup. Në dy edicionet e kaluara, Prishtina nuk ka arritur asnjëherë të dalë nga grupi.
GRUPI I PRISHTINËS:
Steaua | (Rumani) | ||
Prishtina | (Kosovë) | ||
Keravnos ose Cherkaski Mavpy | (Qipro ose Ukrainë) | ||
Bakken Bears | Danimarkë |