TOP 10 PERFORMANCES OF GAMEWEEK III
TOP 10-shja e javës në Superligë (III)
9 October, 2018 @23:35
Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të xhiros së tretë të Superligës në basketboll, Eurobasket.com ka përzgjedhur dhjetëshen më të dalluar të xhiros.
Më i miri i xhiros së tretë është përzgjedhur organizatori i Bashkimit, Michael Martin, që ka marrë për herë të parë këtë stinor epitetin e TOP lojtarit të javës nga kjo faqe.
Martin ka kryer ndeshjen me 20 pikë, 15 asistime, derisa Bashkimi ka shënuar fitoren e parë të stinorit.
Pas tij, i dyti ka dalë në listë qendra e Prizrenit, Urim Zenelaj. Zenelaj ka kryer ndeshjen me 20 pikë e 14 kërcime, por në fund ekipi i tij u mposht nga Bashkimi dhe nuk arriti ta mbajë epitetin e të pamposhturit pas tre xhirove.
I treti në TOP 10she është renditur Dardan Berisha, që në fitoren e radhës për ekipin e tij, ka luajtur me 29 pikë e 4 asistime.
Pas tyre, sipas radhës janë renditur: 4. Fred Richardson (Rahoveci), 5. Elliott Cole (Prizreni), 6. DeShon Minnis (Rahoveci), 7. Jordan Capps (Bashkimi), 8. A. J. Davis (Prishtina), 9. Stacey Lambert (Lipjani). Ndërsa pozita nr 10 nuk ka figuruar për shkak të gabimit teknik këtë xhiro.