IKIN TRAJNERËT
Dy largime në Superiore
5 October, 2015 @12:41
Trajneri i Bylisit, Agim Canaj si dhe ai i Tërbunit, Samuel Nikaj, kanë dhënë dorëheqje nga posti i tyre për shkak të rezultateve të dobëta në Kategorinë Superiore.
Dy skuadrat që këtë stinor erdhën në Superiore po tregohen të dobëta në krahasim me ekipet më përvojë aty dhe tani më trajnerët e tyre kanë marrë përgjegjësitë për rezultatet duke dhënë dorëheqje nga posti.
Edhe trajneri i Vllaznisë së Shkodrës, Luan Zmijani, kishte dhënë dorëheqje javë më parë, prandaj tashmë kemi 3 trajnerë të ekipeve në fund të tabelës në kërkim të trajnerit të ri.