REFERI
Italiani gjykon duelin Shqipëria-Serbia
5 October, 2015 @12:25
Referi i njohur italian, Nicola Rizzoli, do të ndajë drejtësinë në përballjen Shqipëria-Serbia, ka bërë të ditur UEFA në një njoftim të saj.
Rizzoli 43 vjeç nga Bologna, njihet si njëri ndër gjyqtarët më të mirë në botë, ndërsa ka ndarë drejtësinë në finalen e Botëororit Brazili 2014 ndërmjet Argjentinës dhe Gjermanisë, si dhe finalen e Champions League në vitin 2013.
Video