MEDIA
Serbët i ofruan 50’000€ për trazira
5 October, 2015 @8:40
Tifozi kuqezi, Uliks Ademi, që jeton në Itali dhe kishte hyrë në fushë me flamur gjatë ndeshjes miqësore Itali-Shqipëri, ka bërë të ditur për tiranasen Panorama Sport se një grup serbësh që jetojnë gjithashtu në Itali i kanë ofruar atij 50 mijë euro për të shkaktuar trazira në Elbasan gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Natyrisht, ai nuk e ka pranuar këtë ofertë të serbëve, ndërsa për t’i besuar atij ka ftuar organet që të publikojnë bisedat në telefon, që i ka bërë me ofertuesit.
Ky tifoz kishte marrë nënshkrimin e kapitenit Lorik Cana në mes të ndeshjes ndaj Italisë dhe flamurit me këtë nënshkrim iu ofruan 10 mijë euro nga mërgimtarë tjerë, por Ademi nuk e kishte shitur.