SAN SIRO

Napoli kalon lehtë Milanin
4 October, 2015 @22:40
Napoli ka kaluar më lehtë sesa që ka menduar ndaj Milanit në San Siro sonte. Napolitanët në saje të Lorenzo Insignes në formë, kanë shënuar fitore të thellë dhe bindëse ndaj Rossonerëve 4-0.
Kjo ka qenë humbja e dytë me radhë e Milanit në Serie A, derisa Napoli ka kërcyer në vend të pestë të klasifikimit me këtë fitore.
Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj, ka qenë në fushë për 90 minuta te Napoli, duke e mbajtur portën e Pepe Reinas të sigurtë.
AC Milan vs Napoli 0-4 All Goals and Highlights… by footballgoalslive