PARC DES PRINCES
Ibra në legjenda, Parisi fiton derbin
4 October, 2015 @22:58
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, është lojtari që ka shënuar më së shumti gola në histori të Paris St Germainit tashmë. Ai me dy golat e shënuara sonte nga penalltia ka kaluar sulmuesin e mëparshëm të parisienëve, portugezin Pedro Pauleta për një gol më shumë dhe tashmë është rekorder i golave në ekipin nga Parc des Princes.
Olympique Marseille erdhi i pari në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes, por penalltitë e shkaktuara nga mbrojtja e ekipit, i kanë hapur rrugë për fitore dhe përforcim në krye të tabelës, ekipit të Laurent Blancut.
2-1 Zlatan Ibrahimović Penalty Again Goal… by diyan-delev
FAKT:
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar 110 gola për Paris St Germain, duke u bërë lojtari me më së shumti gola të shënuara në histori të ekipit. | Pedro Pauleta deri sot ka mbajtur rekordin e golashënuesit më të mirë të Paris St Germain me 109 gola të shënuara. |