PREMIER LEAGUE

Dy xhirot e fundit: vetëm me shikues vendas!
5 May, 2021 @14:22
Vakcinimi në Angli po shkon shumë mirë dhe kjo ka hapur rrugë që fansat dalëngadalë të rikthehen në stadiume.
Kishte pak fansa në ndeshjet e kupave që u luajtën në Wembley, e FA ka vendosur që të lejojë fansa edhe në dy xhirot e fundit të Premier Leagues, respektivisht xhirot 37 e 38, që luhen më 18/19 dhe 23 maj.
Mirëpo, në ndeshjet në fjalë nuk do të lejohen tifozë të skuadrave mysafire, pra stadiumet do të kenë numër të limituar shikuesish, por vetëm të skuadrave vendase.