Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A: KATARI - EKUADORI

Dygolësh nga Valencia, Ekuadori mposhtë Katarin në ndeshjen hapëse

Foto: FIFA

Dygolësh nga Valencia, Ekuadori mposhtë Katarin në ndeshjen hapëse


20 November, 2022 @18:59

Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror të Katarit, skuadra vendase e garës është mposhtur me rezultat 0-2 nga Ekuadori.

Ndonëse nuk kishte futboll shumë kualitativ, pjesa e parë prodhoi 2 gola të shënuar dhe 1 të anuluar. Në të trija rastet protagonist ishte Enner Valencia, sulmuesi i Fenerbahces.

Fillimisht, atij iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje, e më pas ai shënoi dy herë në minutat 16’ e 31’, për t’i dhënë skuadrës së tij epërsi të dyfishtë.

QATAR 2022 - GRUPET

Në anën tjetër, Katari gjatë pjesës së parë pati vetëm një mundësi për shënim pak para fundit të saj, por goditja me kokë përfundoi jashtë dhe pjesa e parë u mbyll 0-2.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk prodhoi më gola dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.

Nesër, në ditën e dytë të Botërorit, mes vete takohen Anglia - Irani (14:00), Senegali - Holanda (17:00) dhe SHBA-të - Uellsi (20:00).

Sa i përket Katarit e Ekuadorit, ky i fundit ndeshjen e radhës e luan ndaj Holandës më 25 nëntor, kurse Katari luan ndaj Senegalit në po të njëjtën datë.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori