Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN ANTONIO

E harruan humbjen

REUTERS

E harruan humbjen


7 February, 2013 @13:32

San Antonio Spurs, po fiton edhe pa yje. Për shkak të lëndimit  Tim Duncan dhe Manu Ginobli, po qëndrojnë jashtë parketit, por françezi Tony Parker në parket po dirigjon skuadrën shumë mirë.

Fitoren e njëmbëdhjetë me radhë e shënuan kundër Minnesota Timberwolves me rezultat 104-94. Parker luajti me 31 pikë e 8 asistime. Ishte edhe nata e lojtarit Danny Green i cili shënoi 8 herë nga vija e 3-shit, që ishte shifra më e madhe në karrierën e tij deri më tani.

Skuadra nga Teksasi, San Antonio, gjendet në krye të Konferencës Perendimore me 39 fitore e 11 humbje, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Detroit Pistons, ku pritet ta vazhdojë serinë e fitoreve edhe në këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga