Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA

E ndjek rrugën e Mihalicit

BOROZANI/ Lis Dorambari

E ndjek rrugën e Mihalicit


10 February, 2013 @18:11

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Trepça, assesi nuk po mund të rehatohet me basketbollistët e huaj. Xehetarët edhe pse i kanë provuar më shumë se dhjetë basketbollistë të huaj që nga fillimi i stinorit, përsëri po kanë probleme me ta.

Nga Trepça së fundi është larguar edhe amerikani Ronald Kinney. Basketbollisti 23 vjeçar ka ikur nga Mitrovica pa e paralajmëruar asnjë zyrtar të klubit, ndërsa të njëjtën gjë e kishte bërë më parë edhe plejmekeri slloven, Marcel Mihalic, i cili ishte transferuar nga skuadra e Vëllaznimit.

Largimi i Kinney-it është kofirmuar edhe nga zyrtari i lartë i Trepçës, Lenart Vidishiqi, i cili ka thënë për gazetën Express se ende nuk dihen arsyet e ikjes së tij.

Ditë më parë nga Trepça ishte larguar edhe trajneri i skuadrës, finlandezi Mika Turunen, ndërsa në vendi të tij në krye të xehetarëve është emërtuar trajneri maqedonas, Pançe Milevski, i cili edhe më parë e ka drejtuar skuadrën e Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga