FERONIKELI'74 - A&N

E treta fitore në katër ndeshjet e fundit, ngritet ‘Nikli’
17 September, 2022 @19:20
Feronikeli’74 ka vazhduar serinë e mirë të kapur në Ligë të Parë Grupi A, duke shënuar fitore sot ndaj A&N-së dhe me të tretin triumf në katër ndeshjet e fundit, janë ngritur në renditje tabelare.
Feronikeli’74 ka mposhtur A&N 3-1 [Gentrit Ulluri, Muhamet Hyseni, Adnan Haxhaj - Ousmane Bamba 75’] ndërsa ekipi i Granit Begollit është ngritur në pozitën e tretë të renditjes tabelare në Grupin A, duke i shkaktuar humbjen e tretë A&N-së.
Javën tjetër është pushim, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa xhiroja e radhës bën që Feronikeli’74 t’i shkojë liderit të deritashëm Rahovecit, e A&N të pres Drenasin në shtëpi.