NË MITROVICË

Ebenzer Adu Kwaw sulmuesi i ri i Trepçës’89
22 February, 2023 @14:33
Pas largimit të Christian Mba-së në drejtim të Partizanit të Tiranës Trepça’89 ka siguruar një tjetër sulmues nga Afrika, kësaj radhe nga Gana.
Futbollisti 21-vjeçar Ebenzer Adu Kwaw që parapëlqehet të quhet Adu, arrin te ekipi mitrovicas nga Superliga e futbollit të Ganës. Ai do të mbajë fanellën me numër 99 të cilën e mbante deri tash Mba.