KONFIRMOHET
Edhe Alban Meha po Kosovës
15 August, 2016 @16:02
Pas Milot Rashicës, edhe Alban Meha është bërë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Meha, i cili kohëve të fundit nuk ka pasur minutazh të madh me Shqipërinë, ka vendosur që të luaj për skuadrën e drejtuar nga Albert Bunjaku, duke filluar që nga eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”.
Ndeshja e parë e Kosovës zhvillohet ndaj Finlandës më 5 shtator, ndërsa lista e plotë e lojtarëve për këtë ndeshje pritet të publikohet në 2-3 ditët e ardhshme.