MEDIA
Edhe Herolindi në Itali!
10 January, 2015 @18:48
Web faqja Tuttomercatoweb ka bërë të ditur se tre skuadra elite italiane, janë të interesuara për shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare, Herolind Shala.
Sipas kësaj faqeje, Shala po kërkohet nga Genoa, Udinese dhe Empoli.
Shala, që është pjesë e ekipit norvegjez, Odd Gronland, nuk ka renovuar kontratën me klubin në fjalë dhe gjatë këtij afati kalimtar pritet që të mirret vesh për të ardhmen e tij.
Mesfushori 22 vjeç është pjesë e rregullt e kombëtares shqiptare.