NGA SUPERLIGA NË LIGË TË PARË

Kreshnik Bahtiri duke u zyrtarizuar si lojtar i ri i KF Ulpianës/ Foto: KFUlpiana/ fb
Edhe Kreshnik Bahtiri te Ulpiana
16 January, 2023 @11:26
Skuadra lipjanase që po mëton të rikthehet në Superligë, Ulpiana, ka siguruar edhe shërbimet e futbollistit Kreshnik Bahtiri. Njoftimi i lëshuar tash, ka bërë të ditur se Bahtiri ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni, me mundësi vazhdimi me ekipin e drejtuar nga Emin Bajrami. Borozani.com
Ulpiana ka kryer pjesën vjeshtore të Ligës së Parë Grupi B në pozitën e dytë, pozitë kjo që dërgon në barazh për Superligë. Lipjanasit me përforcimet e bëra do të tentojnë që të kryejnë stinorin si fitues të Grupit B në Ligë të Parë, ashtu që të sigurojnë Superligën për edicionin tjetër pa pasur nevojë për dy ndeshje barazhi.
Mesfushori 30-vjeçar Bahtiri së fundi ka qenë pjesë e Malishevës, ndërsa ka luajtur edhe te Kukësi në Superiore, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipeve lipjanase Arbëria e Ulpiana. Te Malisheva gjatë vjeshtës, Bahtiri ka qenë ndër asistuesit më të mirë të skuadrës, duke bërë 4 asistime në Superligë.