KUKËSI DEL FITUES NË DERBIN E XHIROS
Edhe një goditje për Skënderbeun
19 November, 2015 @15:52
Kampioni i pesëfishtë i Shqipërisë, Skënderbeu, ka pësuar humbjen e dytë të stinorit, në derbin e radhës sot ndaj Kukësit në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Kukësi ka shënuar dy herë përmes brazilianit Mateus Lima për epërsinëm 2-0, ndërsa kur pritej kthimi i Skënderbeut në lojë, Liridon Latifi u ndëshkua me karton të kuq, që vështirësoi punët për ekipin e Mirel Josës.
Sidoqoftë, e tëra që arriti të bëj kampioni ishte zbutja e epërsisë së vendasve përmes golit të Peter Olayinkës.
Në fund, Kukësi ka regjistruar fitoren e gjashtë të stinorit, derisa Skënderbeu tashmë mbetet 4 pikë larg Partizanit kryesues pas dy disfatave të regjistruara këtë stinor.