MESFUSHORI FRANCEZ I CITYT
Mungon deri në shkurt 2016
19 November, 2015 @14:12
Mesfushori kreativ i Manchester Cityt, Samir Nasri, i cili u lëndua në muajin e kaluar, nuk do t’i kthehet skuadrës deri në muajin shkurt ka bërë të ditur vetë lojtari sot për mediat.
Nasri, që kishte kaluar te City nga Arsenali, tashmë është duke e kaluar stinorin e pestë në skuadër ku ka përjetuar dy tituj kampioni. Ai ka shënuar 1 gol në 7 paraqitje këtë stinor.