AFCON | EGJIPTI - MAROKU

Egjipti falë Salahut, siguron finalen para finales
30 January, 2022 @18:52
Egjipti ka arritur gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, duke e mposhtur pas vazhdimeve Marokun, 2-1 [Mohamed Salah 53, Mahmoud Trezeguet 100 - Sofiane Boufal 6p.].
Faraonët është dashur të përmbysin rezultatin e marokenëve për të siguruar duelin që shihet si finale para finales, pasi që shorti i gjuan ata në përballje ndaj vendasve dhe ekipit më në formë në AFCON, Kamerunit.
Sa i përket ndeshjes, ka qenë ylli i Liverpoolit Mohamed Salah që i ka dhënë krahë egjiptasve, duke barazuar rezultatin dhe gjatë vazhdimeve ka bërë asist për golin e fitores.
Të enjten dueli Kameruni - Egjipti do të përcaktojnë finalistin e dytë të AFCON, ndërsa Burkina Faso në gjysmëfinalen tjetër pret fituesin e duelit të sontëm, Senegali - Guinea Ekuatoriale.