Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KALON TE RIVALI LOKAL

Egzon Bejtullai - prej Gjilanit kalon te Drita

Egzon Bejtullai - prej Gjilanit kalon te Drita


18 January, 2024 @10:51

Qendërmbrojtësi 30 vjeçar nga Tetova, Egzon Bejtullai që ditë më parë u nda me Gjilanin, është zyrtarizuar mbrëmë si lojtar i ri i Dritës. Ai kaloi te rivali lokal i ish-klubit të tij, ndërsa ka nënshkruar me ata kontratë 2.5 vjeçare që e mbanë atë të lidhur me bardhekaltërit gjilanas deri në qershor të vitit 2026.

“Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.
Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqisë, ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.
Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysmë, dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026,”
ka shkruar njoftimi i FC Dritës mbrëmë.

Egzon Bejtullai

Ai përgjatë karrierës së tij pos ekipeve të Kosovës ka luajtur për Shkëndijën dhe Helsingborgun.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga