Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA LIRIA KALON TE GJILANI

Fatjon Bunjaku - sulmues i ri i Gjilanit

Fotot: SCGjilani/ fb

Fatjon Bunjaku - sulmues i ri i Gjilanit


18 January, 2024 @11:04

Futbollisti 20 vjeçar që në stinorin vjeshtor luajti te Liria e Prizrenit në Superligë, është sulmues i ri i Gjilanit. Ekipi i kuq nga qyteti i Anamoravës ka bërë të ditur mbrëmë edhe zyrtarisht se Fatjon Bunjaku është lojtar i tyre dhe e ka prezantuar me një set fotografish në kuadër të kampit të ekipit, që po qëndron në Antalya të Turqisë.

Fatjon Bunjaku

“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të komunikojë angazhimin e një ndër lojtarëve më me perspektivë të vendit tonë, Fatjon Bunjaku.
Me paraqitjet e tij së fundmi Bunjaku ka arritur të bindë drejtuesit e klubit për të nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë me kuqebardhët.
Bunjaku, 20 vjeçar luan në pozitën e sulmuesit të qendrës, mirëpo përshtatet mirë edhe në pozitat anësore të repartit ofansiv.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Bunjakut dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para,”
ka shkruar në njoftim SC Gjilani.

Sulmuesi 20 vjeç më parë ka qenë pjesë e Trepçës, Phoenixit dhe së fundi Lirisë, ndërkaq nuk ka gol të shënuar në Superligë përgjatë vjeshtës. Në stinorin e kaluar ai dha mbi 10 gola për Phoenixin në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga