SEJDIU

BOROZANI/D.S.
Ekipi besoi
31 October, 2015 @19:27
Ferronikeli ka ruajtur pozitën e parë në klasifikim me fitore ndaj Prishtinës 3-1 sot. Mirëpo, fitorja nuk erdhi lehtë, pasi që Prishtina shënoi heret dhe mbylli 45 minutëshin e parë në epërsi.
“Me disa ndërrime të pozitave në fushë në pjesë të dytë fituam në fleksibilitet, pastaj edhe ndërrimet e lojtarëve ndikuan. Në përgjithësi, ekipi besoi se mund të përmbys rezultatin, që është gjëja më me rëndësi,” ka thënë ndër të tjera Sejdiu pas ndeshjes dhe fitores së tetë të kampionit të Kosovës që po garon për mbrojtjen e titullit.
Ferronikeli në xhiron e ardhshme luan ndaj Dritës në Gjilan.
Gani Sejdiu, Feronikeli 3-1 Prishtina by KFFeronikeli