RASHANI GJEN EKIP!
Elbasan Rashani përshëndetet nga Clermont, kalon në ligën spanjolle
31 August, 2024 @9:34
Futbollisti ofanziv i Kosovës, Elbasan Rashani, është përshëndetur nga ekipi i tij i deritashëm, Clermont, ku luajti në Ligue 1 të Francës. Rashani 31 vjeçar ka kaluar tash në ekipin spanjoll, Elche, që garon në LaLiga-2 të Spanjës.
Në Clermont, Rashani ka luajtur 85 ndeshje në Ligue 1 të Francës duke shënuar 13 gola dhe duke regjistruar 7 asistime në llogari të tij. Elche ka nisur jo mirë stinorin në LaLiga-2, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para të stinorit dhe duke mos shënuar asnjë gol!
Futbollisti në fjalë nuk është ftuar nga Franco Foda për ndeshjet e shtatorit me Kosovën.