Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ HAJDUKUT NË HAMBURG

Emir Sahiti zyrtarizohet te Hamburgu

Fotot: HSV

Emir Sahiti zyrtarizohet te Hamburgu


30 August, 2024 @20:45

Sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti, i cili sot edhe mori ftesën nga Franco Foda për të qenë pjesë e Kosovës për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve është zyrtarizuar te ekipi i njohur gjerman, Hamburg.

Hamburg ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë afatgjate me Sahitin 25 vjeçar, të cilin e mori nga Hajduku i Splitit. Stinori në Bunndesliga 2 ka filluar veçse, ndërsa Sahiti do të mund të luajë për ekipin që nga xhiroja e pestë.

Sahiti u pranua nga Stefan Kuntz në ekip, ndërsa në 121 ndeshje me Hajdukun ka shënuar 18 gola dhe 16 asistime, duke ditur që mund të luajë në dy krahët e sulmit, e ndonjëherë edhe sulmues qendror.

“Mezi pres të luajë në këtë ligë dhe të arrijë suksese me këtë ekip,” tha ndër të tjera Sahiti që do të veshë fanellën me numrin 29. Ai ka 12 paraqitje me Kosovën.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga