KUQEZI
Emra të rinj në kombëtare
29 June, 2016 @10:51
Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në emisionin televiziv, Opinion, ku ka folur për shumë çështje lidhur me kombëtaren.
Ndër tjerash, ai tregoi edhe emrat e futbollistëve për të cilët kombëtarja do të llogaris në të ardhmen.
“Emrat që duhet të afrohen janë Rashica, Manaj. Keidi Bare që luan për Atletico e Madridin. Kemi edhe të tjerë. Janë tre vëllezër Ajeti, ne i kemi bë me pasaportë shqiptare dhe i kemi ftuar këtu. I vogli nuk ka ardhur akoma, me sa duket nuk ka vendosur,” ka thënë Duka.
Nga emrat e përmendur të Armand Dukës, vetëm Rashica e Manaj janë ata të cilët tashmë kanë debutuar për ekipin e parë kombëtar. Dyshja ishte paraqitur me kuqezinjtë në disa ndeshje miqësore para Europianit, mirëpo në fund nuk kishin arritur të përfshihen në listën përfundimtare të Gianni De Biasit.