KUQEZi
Këto janë fanellat më të shitura të Kombëtares
28 June, 2016 @20:11
Fanellat e kombëtares shqiptare të prodhuara nga kompania Macron, janë shitur më shumë se 65 mijë copa, prej se kanë dalur në treg.
Kështu ka bër të ditur Gazmend Malo, drejtor i marketingut i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ai gjithashtu tregoi se fanella më e shitur deri më tani është ajo e Lorik Canës, ndërsa kapitenin kuqezi e kanë ndjekur Taulant Xhaka, Ansi Agolli dhe Ergys Kaçe, për të cilët gjithashtu ka pasur interesim të madh.
Në muajin shtator kur fillojë edhe kualifikimet për Kampionatin Botëror, është paralajmëruar që Shqipëria do të dal me fanella të reja.