EUROPA LEAGUE
Partizani i lë shpresat në Bratisllavë
28 June, 2016 @19:49
Skuadra e Partizanit dhe ajo nga Sllovakia, Slovan Bratislava, u ndanë pa shënuar asnjë gol nga fusha e stadiumit Elbasan Arena.
Ndeshja e parë e rrethit të parë të kualifikimeve për Europa League e Partizanit, përfundoi me rezultat 0-0, rezultat ky që mban gjallë shpresat për kualifikim në rrethin e dytë.
Që të dy skuadrat kishin disa raste shënimi. Partizani u tregua i rrezikshëm disa herë me Realdo Filin që ishte i pafat sonte dhe Emiljano Vilën, i cili ishte shumë pranë golit në minutë 89’. E menjëherë pas rastit të Vilës, mysafirët rrezikuan portën e Alban Hoxhës, por goditja e fortë nga ekipi sllovak u ndal në shtyllë, për të mbetur rezultati i pandryshueshëm.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 7 korrik në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.